TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Mars 2026, 21:47

Nejmar i zhgënjyer nga Ançeloti, braziliani jep deklaratën e papritur: Karrierës sime po i vjen fundi

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar i zhgënjyer nga Ançeloti, braziliani jep deklaratën e

Sulmuesi brazilian Nejmar ka reaguar me zhgënjim pas publikimit të listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Karlo Ançeloti për ndeshjet miqësore që Brazili do të zhvillojë ndaj Francës dhe Kroacisë. Emri i tij mungonte mes sulmuesve të përzgjedhur, një vendim që nuk është pritur mirë nga lojtari i Santos.

Në një deklaratë të fundit, 34-vjeçari ka lënë të kuptohet se Kupa e Botës e ardhshme mund të jetë e fundit për të me fanellën e Brazilit.

Ky do të jetë Botërori im i fundit, është shansi im i fundit. Nuk mund të them me siguri nëse ky do të jetë edhe viti im i fundit me Kombëtaren. Karrierës sime po i vjen fundi dhe duhet të marr një vendim të rëndësishëm. U them gjithmonë familjes dhe miqve ta shijoj këtë periudhë sa më shumë, sepse e di që një ditë do të përfundojë”, është shprehur Nejmar.

Sulmuesi ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të një dëmtimi në gju, i cili ka ndikuar ndjeshëm në formën e tij në vitet e fundit. Ky problem fizik ka kufizuar potencialin e tij për të rikthyer nivelin më të lartë të performancës.

Ndërkohë, në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një video që tregon momentet e vështira të rikuperimit dhe përpjekjet e tij për të marrë “dritën jeshile” për një rikthim në Kombëtare.

Pavarësisht pritshmërive, duket se trajneri Karlo Ançeloti nuk e ka konsideruar ftesën për Nejmarin në këtë fazë. Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga stafi teknik për arsyet e mungesës së tij në listë.

nejmar sulmuesi brazilian karlo ançeloti

Lini një Përgjigje