TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2026, 18:16

“Paç fat Edon!”, Juventusi uron Zhegrovën pak orë para ndeshjes së Kosovës me Sllovakinë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“Paç fat Edon!”, Juventusi uron Zhegrovën pak orë

Kosova do të përballet sonte në mbrëmje me Sllovakinë në një ndeshje vendimtare, e vlefshme për gjysmëfinalen e kualifikueseve drejt Kupës së Botës 2026. Përfaqësuesja “dardane” synon të mbajë gjallë shpresat për një kualifikim historik në turneun më të madh të futbollit botëror.

Pavarësisht aktivizimit të kufizuar në skuadrën e tij, Edon Zhegrova ka marrë një mesazh mbështetjeje nga klubi italian Juventus. Në një reagim zyrtar, bardhezinjtë i kanë uruar fat lojtarit të Kosovës për sfidën e rëndësishme.

Paç fat, Edon! Kosova udhëton për t’u përballur me Sllovakinë sonte në mbrëmje në gjysmëfinalen e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026”, thuhet në njoftimin e klubit.

Nëse Kosova arrin të eliminojë Sllovakinë, ata do të përballen në finalen vendimtare me fituesin e çiftit Turqi-Rumani. Kjo është faza e fundit për të siguruar një vend në Kupën e Botës 2026.

“Paç fat Edon!”, Juventusi uron Zhegrovën pak orë

edon zhegrova sulmuesi kosovar juventus

Lini një Përgjigje