TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2026, 17:07

Gati për Poloninë, publikohen numrat në fanelat e lojtarëve kuqezi; kush janë dy risitë e Silvinjos që marrin numrat e Asanit dhe Manajt

Shkruar nga Pamfleti

Gati për Poloninë, publikohen numrat në fanelat e lojtarëve

Në Varshavë gjithçka duket gati për përballjen e kësaj të enjteje, ku Kombëtarja shqiptare e futbollit do të sfidojë Poloninë në gjysmëfinalen “play-off” për Kupën e Botës 2026. Ndeshja konsiderohet vendimtare për ambiciet e kuqezinjve drejt një kualifikimi historik.

Trajneri Silvinjo ka publikuar listën me 23 lojtarët e grumbulluar për këtë sfidë, si dhe numrat që secili prej tyre do të mbajë në fanelë.

Një nga ndryshimet më të dukshme lidhet me mungesën e Jasir Asanit, i cili do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna. Si pasojë, fanela me numrin 9 i është besuar Anis Mehmetit, i cili rikthehet në Kombëtare pas një periudhe të gjatë mungese.

Ndërkohë, për shkak dëmtimi, Rei Manaj nuk është grumbulluar për këtë ndeshje. Numri i tij 7 do të mbahet nga Adrion Pajaziti.

Në listën e Silvinjos spikasin edhe dy emra të rinj: Stavro Pilo dhe Bujar Pllana, të cilët do të mbajnë përkatësisht fanelat me numrat 19 dhe 15.

Kjo përballje ndaj Polonisë vjen në një moment kyç për Shqipërinë, ku çdo detaj, nga përzgjedhja e lojtarëve deri te menaxhimi i mungesave, mund të ndikojë në rezultatin final.

Lista e numrave:

Tomas Strakosha numrin 1

Ivan Balliu numrin 2

Mario Mitaj numrin 3

Elseid Hysaj numrin 4

Arlind Ajeti numrin 5

Berat Gjimshiti numrin 6

Adrion Pajaziti numrin 7

Kristjan Asllani  numrin  8

Anis Mehmeti numrin 9

Nedim Bajrami numrin 10

Myrto Uzuni numrin 11

Elhan Kastrati numrin 12

Naser Aliji numrin 13

Qazim Laçi numrin 14

Bujar Pllana numrin  15

Juljan Shehu numrin 16

Ernest Muçi numrin 17

Ardian Ismajli numrin  18

Stavro Pilo numrin 19

Ylber Ramadani numrin 20

Arbër Hoxha numrin 21

Armando Broja numrin 22

Mario Dajsinani numrin 23

numrat në fanelë ndeshja me poloninë

Lini një Përgjigje