TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2023, 19:33

Pak orë nga superderbi në Champions, tifozët mbushin rrugët e Milanos dhe thërrasin në kor emrin e më të urryerit

Shkruar nga Pamfleti

Pak orë nga superderbi në Champions, tifozët mbushin rrugët

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga ndeshja Milan-Inter, tifozët kanë nisur të mbushin rrugët e qytetit, duke u bërë gati për superderbin që kanë vite që e presin.

Tifozët e Milanit nuk e harrojnë tradhtinë që Hakan Çalhanollu iu bëri, duke u larguar nga kuqezinjtë për të firmosur me Interin. Përveç koreve në stadium të disa muajve më parë, tashmë tifozët kuqezi kanë nisur të ofendojnë mesfushorin turk edhe në rrugët e qytetit.

“Çalhanollu, bir k**ve” ishin koret që dëgjoheshin në rrugët e Milanos. Ndeshja mes Milanit dhe Interit, do të nisë në orën 21:00, teksa atmosfera e rrugëve të Milanos, me siguri do të jetë prezente edhe në stadium.

milan inter champions league

Lini një Përgjigje