Sport10 Maj 2023, 16:15

Egnatia shkruan historinë me germa të arta, mposht Vllazninë dhe kualifikohet për herë të parë në finalen e Kupës së Shqipërisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Egnatia shkruan historinë me germa të arta, mposht Vllazninë dhe

Egnatia është kualifikuar në finalen e Kupës së Shqipërisë! Për herë të parë në histori, rrogozhinasit kanë prekur finalen e Kupës duke mundur në Rrogozhinë me rezultatin  1-0 skuadrën e Vllaznisë.

Pasi kishin barazuar takimin e parë në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, 1-1, drejt një barazimi po shkonte edhe takimi i dytë në stadiumin e Rrogozhinës, deri kur Xhekson në minutën e 90, shënoi golin e parë dhe të vetëm të kësaj ndeshjeje, duke evituar shtesat dhe njëkohësisht duke i dhënë finalen e parë në histori të Kupës së Shqipërisë ekipit të Egnatias.


Rrogozhinasit do të presin fituesin e duelit Teuta-Tirana për të mësuar skuadrën që do të luajë përballë tyre në finalen e 1 qershorit.

egnatia vllaznia kupa e shqipërisë