
Gjyqtarja e Barcelonës, Silvia Lopez Mejias, ka pranuar sot për shqyrtim ankesën e ngritur nga prokuroria kundër Barcelonës dhe ish-presidentëve të tij Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu, për një krim të korrupsionit sportiv, për shkak të pagesave prej rreth 7 milionë eurosh ndaj ish-zv.presidentit të gjyqtarëve, Hoze Maria Enrikez Negreira.
Gjykata hetuese numër 1 e Barcelonës i kërkon gardës civile të hetojë të gjitha operacionet e kryera nga Negreira gjatë pothuajse 20 viteve, në të cilat janë akredituar pagesat për zv.presidentin e atëhershëm të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve. Ankesa i drejtohet edhe ish-drejtuesve të klubit Oskar Grau dhe Albert Soler.
Hetimi fokusohet në vitet, në të cilat krimi nuk është parashikuar, ndaj prek vetëm Rosell dhe Bartomeu në fazat e tyre si presidentë, pra nga viti 2010 deri në vitin 2018, që do të thotë se ankesa kundër Laportës nuk është nën hetim.
Pagesat e bëra nga Barça për Enrikez Negreira nga viti 2001 me Joan Gaspart deri në vitin 2018, vit në të cilin Bartomeu prishi marrëveshjen me zv.presidentin e atëhershëm në CTA, kaluan në 7 milionë euro.
Ndërkohë raportohet, se gjykatësja Silvia Lopez Mejias në çështjen Negreira, denoncoi një grabitje në shtëpinë e saj të dielën e kaluar. Ata morën para, bizhuteri dhe sende të tjera, sipas informacioneve të 'El Confidencial'.
Lini një Përgjigje