
Partizani është mposhtur nga Astana në ndeshjen e parë të “play off-it” të Ligës së Konferencës. Kazakët kanë mposhtur në “Astana Arena” me rezultatin minimal 1-0 kampionët e Shqipërisë.
Vendasit gjetën golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 42. Lonçar theu murin e të kuqve pas disa tentativash para zonës. Gjeti hapësirën për të gjuajtur dhe gjetur rrugën e rrjetës.
Në minutën e 45+4, Aimbetov doli para portës, mposhti Qirkon dhe dyfishoi shifrat, por goli ishte i pavlefshëm për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 70, të kuqtë e pësojnë sërish me hapësirat që lanë para mbrojtjes. Tomasov gjuajti me të majtën dhe çoi topin pas krahëve të Qirkos. Por këtë radhë ishte VAR-I, i cili shpëtoi të kuqtë edhe një herë për një pozicion jashtë loje në nisje të aksionit.
Në minutën e 12 miqtë rrezikuan portën e kampionëve të Shqipërisë. Kocijan nuk mbuloi siç duhej Darbo, me sulmuesin që gaboi në goditjen me kokë.
Në minutën e 23, Grezda nuk ia doli më pas sprintit të fundit. Zekiç hodhi në fushë Prekën.
7 minuta më vonë, Partizani e pa veten në vështirësi, Darbo dhe Aimbetov trembin brenda zonës, por të kuqtë shpëtuan fatmirësisht.
Partizani do të tentojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit në “Elbasan Arena”, e cila do të luhet të enjten e ardhshme në orën 20:00.
Lini një Përgjigje