TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Gusht 2023, 16:01

Roberto Mançini bëhet “sheik”, në Itali zbulojnë të ardhmen e ish-trajnerit të Kampionëve të Europës, 90 mln euro për 3-vite me Arabinë Saudite

Shkruar nga Pamfleti

Roberto Mançini bëhet “sheik”, në Itali

Roberto Mançini u largua nga drejtimi i Italisë në mënyrë të papritur dhe menjëherë pasi u zyrtarizua largimi i tij, Manço u shpreh se nuk ka dhënë dorëheqje për çështje parash por për faktin se kishte përplasje me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit.

Sakaq, “Gazzetta dello Sport” raporton se Mançini ka arritur akordin me Arabinë Saudite, për t’u bërë trajneri i ekipit kombëtar. Për këtë aventurë të re, veç klauzolave dhe stafit që do të jetë personal i Mançinit, paga do të arrijë në vlerën e 90 milionë eurove.

Trajneri pritet që të marrë 30 milionë euro në sezon dhe objektivat janë të qarta. Menjëherë puna e tij do të nisë nga Kupa e Azisë, ku më pas duhet që të kualifikojë skuadrën për në Botërorin e vitit 2026. Ditët në vijim, pritet që të bëhet edhe zyrtarizimi i trajnerit.

Roberto Mançini bëhet “sheik”, në Itali

roberto mançini ish-trajneri i italisë

Lini një Përgjigje