
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në orën 20:00 të së hënës në “Arenën Kombëtare”. Kjo sfidë, e fundit për këtë sezon në “Abissnet Superiore”, pritet të dhurojë emocione të forta dhe një spektakël të vërtetë për tifozët e të dyja skuadrave.
Partizani, që ndodhet në vendin e katërt, synon të sigurojë një pozicion në Final Four, ndërsa Tirana do të kërkojë të tregojë vlerat e saj në këtë përballje prestigjioze, për t’i shpëtuar fundit të tabelës.
Statistikat e ekipeve flasin për një ndeshje të hapur dhe me gola:
Partizani: Golavarazhi 35:29
Tirana: Golavarazhi 37:42
Në këtë sfidë pritet që protagonistët kryesorë të jenë golashënuesit më të mirë të secilës skuadër. Për Tiranën, sulmuesi Ëalid Jarmouni ka realizuar 10 gola këtë sezon, ndërsa për Partizanin, Archange Bintsouka ka shënuar 6 herë.
Një tjetër element interesant i këtij derbi është prezenca e talenteve të rinj në fushë. Emiljano Mihana dhe Serxho Vogli, të dy 17-vjeçarë, janë ndër lojtarët më të rinj të këtij edicioni dhe pjesë e Kombëtareve të moshave, duke pasur një mundësi të artë për të treguar aftësitë e tyre në këtë sfidë të madhe.
Të dyja skuadrat kanë pasur në dispozicion nga 37 lojtarë gjatë këtij sezoni. Te Tirana janë aktivizuar 29 prej tyre, ndërsa te Partizani 32.
Ky do të jetë derbi i parë i këtij sezoni për trajnerin e ri të Partizanit, Skënder Gega, ndërsa për teknikun e Tiranës, Bledi Shkëmbi, do të jetë i treti. Tre sfidat e para të këtij sezoni janë mbyllur në barazim dhe mbetet të shihet se si do të përfundojë derbi i katërt sezonal.
Lini një Përgjigje