TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Nëntor 2023, 21:11

Pas Dajës dhe De Biazit shtohet lista e kandidatëve për stolin e Kosovës, ish-trajneri i Monakos dhe Grandës në garë për pankinën “Dardane”

Shkruar nga Pamfleti

Pas Dajës dhe De Biazit shtohet lista e kandidatëve për stolin e

Kosova është pa trajner, që prej largimit të Primozh Glihas, në fund të fushatës kualifikuese të eliminatoreve të “EURO 2024”.

“Dardanët” synojnë të gjejnë një teknik të aftë për të shndërruar skuadrën në kompetitive, teksa alternativat janë të shumta, duke filluar nga Ilir Daja dhe duke përfunduar te De Biazi.

Së fundmi, në listë duket një emër i ri. Bëhet fjalë për spanjollin, Roberto Moreno, i cili ka drejtuar Monakon dhe Granadën.

Pas Dajës dhe De Biazit shtohet lista e kandidatëve për stolin e

Lajmi është dhënë nga gazetari i njohur në Spanjë, Mateo Moreto!

Robert Moreno është një nga kandidatët më të fortë për Kombëtaren e Kosovës, por trajneri spanjoll po e mendon këtë. Në ditët në vijim do të ketë kontakte të reja mes palëve”, theksoi Moreto në llogarinë e tij.

roberto moreno kosova trajneri spanjoll

Lini një Përgjigje