TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Korrik 2023, 18:40

Pas Lukakut, Juventus shënjestron një tjetër “tradhtar”; Donnarumma bie në radarët e "Zonjës së Vjetër"

Shkruar nga Pamfleti

Pas Lukakut, Juventus shënjestron një tjetër

Teksa Juventusi dhe PSG  prej javësh janë në bisedime intensive për Dusan Vlahovic, një tjetër lajm i bujshëm vjen nga Italia.

Por sipas asaj që shkruan eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla, te bardhezinjtë nga Torino ka lindur një ide e çmendur. Bëhet fjalë për sondazh të hapur nga Juventus për të sjellë në skuadër portierin e kampionëve të Francës, Gigio Donnarumma (Ka luajtur më parë për Milanin).

Trajneri i PSG, Luis Enrique llogarit në shërbimet e portierit të njohur për sezonin që po vjen, por nëse drejtuesit do i afronin një tjetër “gardian” cilësor, largimi i Donnarummas nuk do ishte ndonjë problem i madh. Gjithsesi, për momentin, gjithçka është në kuadrin e një ide-je.

donarumma juventus romelu lukaku

Lini një Përgjigje