TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2026, 20:50

Pas Silvinjos, Ernest Muçi “lë pa gjumë” edhe trajnerin e Trabzonsporit

Shkruar nga Pamfleti

Pas Silvinjos, Ernest Muçi “lë pa gjumë” edhe

Sulmuesi shqiptar Ernest Muçi po kalon një sezon shumë të mirë me Trabzonsporin në kampionatin turk, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës. Performancat e tij të qëndrueshme e kanë vendosur shpesh në rolin e protagonistit në repartin ofensiv.

Dilema e trajnerit para ndeshjes së radhës

Trajneri i Trabzonsporit, Fatih Tekke, përballet me një situatë të ndërlikuar për ndeshjen e radhës ndaj Ejupsporit. Katër futbollistë të skuadrës, përfshirë edhe Muçin, rrezikojnë të humbasin derbin e rëndësishëm ndaj Gallatasarajit nëse ndëshkohen me karton të verdhë në këtë sfidë.

Përveç Muçit, në rrezik janë edhe Oulai, Saviç dhe Folkareli.

Në klasifikimin aktual të Superligës turke, Trabzonspori renditet në vendin e tretë me 57 pikë pas 26 javësh, duke ndarë të njëjtën kuotë pikësh me Fenerbahçen e vendit të dytë.

Kryesimin e mban Gallatasaraji me 64 pikë, ndërsa deri në përfundim të sezonit mbeten edhe tetë javë.

Statistikat e sezonit

Gjatë këtij edicioni, Ernest Muçi ka regjistruar 13 gola dhe 8 asistime në të gjitha kompeticionet, duke përfshirë kampionatin dhe Kupën e Turqisë.

Në pritje të vendimit të Kombëtares

Në planin ndërkombëtar, trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, pritet të publikojë listën e lojtarëve më 21 mars. Ende mbetet për t’u parë nëse Muçi do të jetë pjesë e grumbullimit për fazën “play-off” të Kupës së Botës.

ernest muçi sulmuesi i kombëtares fatih teke silvinjo

Lini një Përgjigje