TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2026, 19:05

Shqetësime te kombëtarja para “play off”-it, probleme edhe për një tjetër figure kyçe të kombëtares

Shkruar nga Pamfleti

Shqetësime te kombëtarja para “play off”-it, probleme edhe

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, po ndjek me shqetësim situatën fizike të lojtarëve në prag të ndeshjeve të play-off-it për Botërorin, duke shpresuar që lista e dëmtimeve të mos zgjerohet më tej.

Kuqezinjtë pritet të paraqiten në këto përballje me mungesa të rëndësishme. Sulmuesit Rei Manaj dhe Mirlind Daku janë tashmë jashtë për shkak dëmtimesh, ndërsa mungesë konsiderohet edhe alternativa në portë, Etrit Berisha.

Një tjetër pikëpyetje e madhe për stafin teknik është gjendja e kapitenit Berat Gjimshiti. Mbrojtësi ka pasur probleme të shpeshta fizike gjatë këtij sezoni, megjithatë ishte rikthyer në fushë dhe pritej të ishte i gatshëm për ndeshjet e marsit.

Pas përballjes së fundit ndaj Interit në kampionat, Gjimshiti ka shfaqur sërish shqetësime fizike. Së fundmi, ai është stërvitur i diferencuar, duke zhvilluar vetëm seanca në palestër në prag të ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Bajern Mynihut.

Deri në këto momente, klubi nuk ka dhënë detaje zyrtare mbi gjendjen e lojtarit. Kjo lë të hapur çështjen nëse Gjimshiti do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme në Champions League dhe Serinë A, si dhe më pas për t’iu bashkuar Kombëtares.

berat gjimshiti kapiteni i kombëtares ndeshja me poloninë

Lini një Përgjigje