TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Mars 2026, 18:21

“Do të vija me biçikletë nga Gjermania, për t’u bërë trajner i kombëtares”, Ervin Skela i ‘dashuruar’ me stolin kuqezi: E kam ëndërr

Shkruar nga Pamfleti

“Do të vija me biçikletë nga Gjermania, për

Ervin Skela vijon të jetë një emër i rëndësishëm në zhvillimin e talenteve të rinj në futbollin gjerman. Prej pesë vitesh, 49-vjeçari është pjesë e akademisë së Eintracht Frankfurt, ku ushtron rolin e trajnerit të skuadrës U19. Nën drejtimin e tij, ekipi ka arritur rezultate të mira, duke shkuar deri në fazën e 1/8-ve të UEFA Youth League.

Në një intervistë për “FSHF TV”, në kuadër të serisë “Shqiptarët në Europë”, Skela ka ndarë edhe një nga ambiciet e tij më të mëdha profesionale: drejtimin e Kombëtares shqiptare në të ardhmen.

Ëndrra e çdo ish-futbollisti të Kombëtares që synon të bëhet trajner është të drejtojë një ditë ekipin kombëtar. Për mua do të ishte një ëndërr. Nëse një ditë do të më kërkonte Kombëtarja e Shqipërisë, edhe pse mendoj se është ende herët, do ta pranoja pa hezitim”, është shprehur Skela, duke përdorur edhe një shprehje simbolike për gatishmërinë e tij.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vijuar rrugën në trajnim, duke u kualifikuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Megjithatë, aktivitetin e tij profesional e ka përqendruar kryesisht në Gjermani.

Skela nuk e përjashton mundësinë e një angazhimi në futbollin shqiptar në të ardhmen, ndonëse thekson se deri më tani nuk ka pasur oferta konkrete si trajner. Ai kujton se gjatë viteve të fundit si lojtar ka pasur një ofertë nga Skënderbeu.

Në fund të karrierës sime si futbollist, presidenti i atëhershëm i Skënderbeut, Agim Zeqo, më ka propozuar të bashkohesha me ekipin. Ishte një projekt ambicioz. Si trajner, nuk kam pasur oferta, ndoshta sepse mendohet se nuk do të kthehem në Shqipëri, pasi jetoj dhe punoj në Gjermani”, ka deklaruar ai.

Aktualisht, Skela mbetet i angazhuar në zhvillimin e futbollistëve të rinj në Gjermani, ndërsa e ardhmja e tij në futbollin shqiptar mbetet një mundësi e hapur.

ervin skela ish-futbollisti i kombëtares

Lini një Përgjigje