Sport18 Maj 2023, 20:03

“Paso topin, mbylle”, kualifikimi në finalen e Champions League i dha fund përplasjes së fortë Guardiola-De Brojne (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Paso topin, mbylle”, kualifikimi në finalen e Champions League

Kevin De Brojne tregoi në sfidën me Realin se është një lojtar fantastik. Protagonist me asistet e tij në rastet e dy golave, belgu, në fakt, pati një përplasje me trajnerin Pep Guardiola.

Në fillim të pjesës së dytë, trajneri spanjoll u nxeh me beniaminin e tij, pasi ky i fundit e mbajti më shumë se çduhet topin.

Reagimi i De Brojne ishte aty për aty e flakë për flakë. Pep Guardiola i bërtiste: “Paso topin, paso topin!”, ndërsa mesfushori kundërpërgjigjej: “Mbylle, mbylle!”

Një përplasje që u “harrua” shumë shpejt, pasi Siti fitoi 4-0 dhe u kualifikua në finalen e Championsit, ku do të masë forcat me Interin në Stamboll më 10 qershor.

Në fund të takimit, Guardiola dhe De Brojne u përqafuan me njëri-tjetrin, duke e shuar polemikën ende pa u ndezur.

kevin de brojne pep guardiola mançester siti