Sport18 Maj 2023, 19:38

Igli Tare drejt divorcit me Lacion, 2 klubet e Bundesligës gjermane kërkojnë drejtorin sportiv të bardhekaltërve

Shkruar nga Pamfleti

Igli Tare drejt divorcit me Lacion, 2 klubet e Bundesligës gjermane

Sikur të ishte bindur disa javë më parë për të mendar seriozisht largimin nga Lacio, ndoshta mund të kishte qenë ai drejtori i ardhshëm sportiv i Juventusit dhe jo Kristiano Xhuntoli, që së fundmi ka mbyllur çdo akord me bardhezinjtë.

Igli Tare që kur Mauricio Sarri ka mbërritur në klub nuk po kalon ditë të lehta dhe pas sherreve të shumta duket se ka vendosur që të shpallë divorcin nga Lacio dhe presidenti Lotito.

Për shqiptarin janë shumë klube të interesuara, por ndoshta Igli kërkon që të rikthehet në Gjermani, ku Frankfurti dhe Hofenhaimi kanë kohë që e kanë kontaktuar dhe kanë nisur joshjen.

Gjithsesi, gjithçka do të vuloset pas takimit deçiziv me Lotiton.

igli tare drejtori sportiv i lacios