
Kategoria e Parë uli zyrtarisht siparin ditën e sotme me sfidat e luajtura, ku pas më shumë se 90 minutave mësuam edhe verdiktet finale të këtij edicioni. Skënderbeu shpallet kampione, ndërsa Dinamo renditet në vendin e dytë pas humbjes me Luzin.
Flamurtari, Tomori, Apolonia e Korabi janë 4 ekipet që do të garojnë në Play-Off për finalen me vendin e 8 të Superiores. Ndërsa Burreli dhe Lushnja do të luajnë në Play-Out për të qendruar edhe njëherë në Kategorinë e Parë.
Oriku, Turbina, Tërbuni dhe Besëlidhja sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë së Dytë.
Rezultet e javës së fundit të Kategorisë së Parë:
1-Luzi 2008 1-0 Dinamo
2-Lushnja 0-0 Skëpnderbeu
3-Besa 3-0 Burreli
4-Turbina 1-2 Tomori
5-Korabi-Besëlidhja (nuk u luajt)
6-Flamurtari 3-1 Apolonia
7-Tërbuni 0-3 Oriku (e anuluar)
Lini një Përgjigje