Sport25 Qershor 2024, 21:47

Përfundojnë pjesët e para/ Nuk ka fitues në dy sfidat e grupit C, bardhësi në Këln dhe Mynih

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Nuk ka fitues në dy sfidat e

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të grupit C të vlefshme për Kampionatin Europian. Anglia i ka mbyllur këto 45 minuta përballë Sllovenisë me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 20, një aksion shumë i  bukur me pasime të shumta bëri që “3 Luanët” të arrinin të gjenin rrugën e rrjetës, por gjyqtari anuloi festën e ekipit të Garet Sauthgejt për pozicion jashtë loje të Fil Foden.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Danimarka dhe Serbia kanë bërë paqe, teksa sfida e luajtur në “Allianz Arena” të Mynihut është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0.

Në minutën e 23, danezët dërguan topin në rrjetë pas një goditjeje këndi, por arbitri anësor e anuloi pasi topi doli jashtë vijë së fushës së blertë.

Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të këtyre dy sfidave që po luhen në Këln dhe Mynih.

anglia sllovenia danimarka serbia "euro 2024"