TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Prill 2025, 20:52

Përfundon pjesa e parë e derbit kryeqytetas, Tirana epërsi të dyfishtë përballë Partizanit! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë e derbit kryeqytetas, Tirana epërsi

Ka përfunduar me avantazhin e dyfishtë të Tiranës, 45-minutëshi i parë i derbit kryeqytetas. Tirana tregoi grindën që në minutat e para duke u treguar më e qartë dhe kërkuese përballë Partizanit.

Djemtë e Blendi Shkëmbit zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 20’-të me anë të Jarmouni i cili shfrytëzoi një top të përplasur në traversë nga një goditje dënimi.

 

Më pas Partizani do të tentonte të ushtronte presion për të barazuar ndeshjen dhe në momentin më të[ mirë të të “kuqve” një shpërthim në krah i Jarmouni do të sillte një penallti, pasi krosi i francezit do të stopohej me dorë nga mbrojtësi i Partizanit.

 

Penalltia do të merrej përsipër nga Jarmouni i cili do të shënonte të dytin personal dhe të dytin për Tiranën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0. Me këtë rezultat, Tirana arratiset nga zoan e rënies nga kategoria, ndërsa Partizani rrezikon të humbë vendin e saj në “Final Four”.

Lini një Përgjigje