Në Houston po luhet ndeshja mes Portugalisë dhe Republikës Demokratike të Kongos, e vlefshme për Grupin K. 45 minutat e para të këtij takimi u mbyllën në barazim 1-1.
Portugezët e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të. Pas një krosimi të saktë nga Pedro Neto në krahun e djathtë, Zhoao Neves u shkëput në zonë dhe me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Kombëtarja kongoleze reagoi në minutën e 11-të, kur Joan Uisa provoi me një goditje të rrezikshme, por topi përfundoi pranë shtyllës së majtë.
Në minutat shtesë, Kongo barazoi shifrat me Joan Uisa, i cili shënoi me kokë, pas një krosimi në zonë që mori nga Artur Masuaku. Pjesa e parë u mbyll 1-1.
Lini një Përgjigje