
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në “Air Albania”. Shqipëria ka mposhtur me rezultatin 1-0 Letoninë, duke dominuar totalisht kundërshtarin.
Kuqezinjtë gjetën golin e vetëm në minutën e 25 të takimit. Në minutën e 23, arbitri akordoi penallti për Shqipërinë! Një inkursion nga e majta i Bajramit dhe Laçit, solli prekjen me dorë të mbrojtësit të letonezëve me gjyqtarin që bëri shenjë nga pika e bardhë. 2 minuta më vonë, Asllani kaloi kuqezinjtë në avantazh.
Në minutën e 3, Asllani gjuajti një top të gjatë për Hysajn, ky i fundit tentoi t’ia pasonte Brojës, por topi u largua nga letonezët.
6 minuta më vonë, harkim i Hysajt nga e djathta, Laçi gjuajti me kokë por dërgoi topin jashtë.
Në minutën e 19, Broja mori një top nga e djathta dhe tentoi diçka mes gjuajtjes dhe krosimit në qendër, duke mos krijuar rrezikshmëri para portës.
Në minutën e 30, aksion perfekt nga e djathta, Hysaj i pasoi Manajt, i cili gjuajti në hyrje të zonës, por nuk gjeti portën me topin që doli jashtë ngjitur me shtyllën.
Një minutë më vonë, Asllani provoi nga jashtë zonës, por topi kaloi mbi traversën e portës mike.
Në minutën e 37, pasimi mbrapa vuri në vështirësi portierin e Letonisë, pasi atij i iku topi nga këmbët dhe thuajse përfundon në rrjetë.
Lini një Përgjigje