
Përfundon pjesa e parë e klasikes shqiptare. Ndeshja e luajtur në “Loro Boriçi“ mes Vllaznisë dhe Tiranës është mbyllur në barazim 1-1.
Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi zhbllokoi e para avantazhin në minutën e 25. Redon Xhixha pasoi te Tabeku, i cili nuk gjuajti siç duhej, por topi u kthye te Xhixha, i cili nuk gaboi me diagonalen e tij.
Festa e kryeqytetasve zgjati vetëm 6 minuta, pasi Vllaznia gjeti golin e barazimit. Pas një goditje dënimi të Malës, Bismark me kokë gjeti devijimin e duhur për të mposhtur portierin Bekaj.
Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të klasikes shqiptare.
Lini një Përgjigje