TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Shkurt 2026, 19:28

Murinjo dhe mallkimi Champions, nga lavdia me Porton dhe Interin te mbi një dekadë pa fitore në fazën me eliminim direkt

Shkruar nga Pamfleti

Murinjo dhe mallkimi Champions, nga lavdia me Porton dhe Interin te mbi një

Zhoze Murinjo po përjeton një nga periudhat më të zgjatura pa sukses në kompeticionin që e bëri legjendë. Humbja e dyfishtë ndaj Realit të Madridit i dha fund rrugëtimit europian të Benfikës dhe njëkohësisht thelloi një statistikë negative për trajnerin portugez: më shumë se 10 vite pa fituar një ndeshje në fazën me eliminim direkt të Champions League.

Murinjo ndërtoi famën e tij mbi sukseset në arenën europiane, veçanërisht me Porton dhe Interin, ku fitoi trofeun më prestigjioz për klube në Europë. Megjithatë, për të gjetur një fitore të tij në fazën me eliminim direkt të Champions League duhet të kthehemi 12 vite pas.

Bëhet fjalë për sezonin kur drejtonte Çelsin, që arriti në gjysmëfinale pasi përmbysi humbjen 3-1 të ndeshjes së parë ndaj PSG-së, duke fituar 2-0 në “Stamford Bridge”. Që nga ai moment, portugezi nuk ka regjistruar më asnjë fitore në këtë fazë të kompeticionit.

Seria negative nisi që sezonin pasues (2014-2015), kur Çelsi u eliminua nga PSG-ja pas dy barazimeve (2-2 dhe 1-1). Në fund të atij sezoni, Murinjo u shkarkua.

Në vitin 2018, nën drejtimin e Mançester Junajtid, ai ai u rikthye në fazën me eliminim direkt, por u eliminua nga Sevija. Edhe në këtë rast, aventura përfundoi me shkarkimin e trajnerit.

Rikthimi i fundit në Champions League erdhi në vitin 2020 me Totenhemin. Skenari mbeti i njëjtë: eliminim dhe fund i aventurës pa lënë gjurmë në fazën me eliminim direkt. Përballja e fundit me Realin e Madridit, tashmë në krye të Benfikës, konfirmoi vazhdimësinë e kësaj serie negative, me dy humbje të tjera për “Special One”.

zhoze murinjo trajneri portugez

Lini një Përgjigje