
Përfshirja e mbrojtësit Stavros Pilio në Kombëtaren shqiptare për ndeshjet e muajit mars është përmendur në disa raste gjatë javëve të fundit. Sipas raportimeve të fundit nga mediat greke, 25-vjeçari mund të jetë shumë pranë debutimit me fanelën kuqezi.
Portali grek “gazzetta.gr” shkruan se mbrojtësi i majtë, i njohur në Greqi me mbiemrin Pilios, ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare. Sipas këtij mediumi, familja e lojtarit është me origjinë nga Finiqi i Delvinës, çka i jep atij të drejtën për të luajtur për Shqipërinë, pavarësisht se ka lindur në Rodos dhe zotëron shtetësi greke.
Në artikull theksohet se trajneri i Kombëtares, Silvinjo, pritet ta ftojë Pilion për ndeshjen kundër Polonisë, e vlefshme për fazën “play-off” të Kupës së Botës. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit apo nga vetë lojtari.
Sa i përket rolit të tij në skuadër, mbetet e paqartë nëse 25-vjeçari do të konsiderohet si alternativë për Mario Mitajn në krahun e majtë të mbrojtjes, apo nëse mund të përshtatet edhe në të djathtë, ku konkurrenca është me Elseid Hysajn.
Në mungesë të një deklarate zyrtare, mbetet për t’u parë nëse Pilio do të jetë pjesë e listës së marsit dhe nëse do të shënojë debutimin e tij me Kombëtaren shqiptare.
View this post on Instagram
Kurre mos te ta preke shpina token bir Shqipe!