
Struga është eliminuar nga turi i parë i kualifikueseve të Champions League pas humbjes në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Zalgiris Vilnius.
Ekipi i Duros gjeti i pari avantazhin nga pika e bardhë e penalltisë. Besart Ibraimi u tregua, duke dërguar topin pas shpinës së Vedran Kjosevski.
Mysafirët nga Lituania vendosën shumë shpejt ekuilibrat, pas një aksioni me shumë pasime, Kendish “tundi rrjetën” me një gjuajtje nga brenda zonës.
Të besuarit e Çeburin përmbysën sfidën në minutën e 84, pas një autogoli të Radiç dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
Këtu përfundon ëndrra e ekipit të Duros në Champions, teksa do kalojë në turin e dytë të Ligës së Konferencës.
Lini një Përgjigje