TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Korrik 2025, 17:59

Humbën jetën në aksidentin tragjik, Diogo Zhota dhe vëllai do të prehen bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Humbën jetën në aksidentin tragjik, Diogo Zhota dhe vëllai

E gjithë bota e futbollit është e tronditur nga humbja tragjike e Diogo Zhotës dhe vëllait të tij Andre Silva, të ndarë nga jeta natën e së mërkurës në Zamora, në veri të Spanjës, pas një aksidenti dramatik rrugor.

Të dy futbollistët udhëtonin me një makinë që, sipas rindërtimeve të para të policisë spanjolle, doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome. Pas përplasjes, automjeti mori flakë, duke mos iu lënë asnjë shans për shpëtim dy vëllezërve.

Trupat e pajetë të Diogo Zhota dhe André Silva, tashmë të larguar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Zamorës, mbërritën të enjten në mbrëmje në Gondomar. Funerali do të mbahet të shtunën në mëngjes, në orën 10:00, në Igreja Matriz de Gondomar, siç konfirmon e përditshmja portugeze “A Bola”.

Ndërkohë, ceremonia mortore do të zhvillohet sot (e premte, 4 korrik) rreth orës 16:00, në Kishën e Ringjalljes, ku miqtë dhe të afërmit do të kenë mundësi t’u japin lamtumirën e fundit (videoja e publikuar nga ‘Record’, me pamjet e mbërritjes së familjes, është rrëqethëse). Kjo tragjedi ka tronditur thellësisht jo vetëm botën e sportit, por edhe të gjithë vendin, i cili tani i qendron pranë familjes dhe komunitetit vendas.

diogo zhota andre silva

Lini një Përgjigje