Sport11 Mars 2023, 22:48

Lacio e Hysaj nuk “shkrep” në transfertë, bardheklatërit rrezikojnë zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Lacio e Hysaj nuk “shkrep” në transfertë,

Lacio barazoi pa gola me Bolonjën, ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Serisë A. Skuadra e Tiago Motës, konfirmohet edhe njëherë si “kockë e fortë” në këtë sezon, duke i hapur probleme skuadrave të kreut, ndërkohë në krahun tjetër, kryeqytetasit e Sarrit “dogjën” shansin e artë, për të parakaluar Interin në renditje dhe për t’u pozicionuar në vendin e dytë.

Shanset ishin të barabarta në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta, ekipet shfaqën dëshira të mëdha për të shënuar, por sërish mbrojtjet kundërshtare ishin të pozicionuara mirë.

Tjetër paraqitje pozitive për Hysajn, që qendroi në fushë gjatë gjithë takimit, ndërkohë që u ndëshkua me kartonin e verdhë në minutën e 21.

Ndeshja e radhës për të besuarit e Mauricio Sarrit është në shtëpi në derbin ndaj Romës.

lacio bolonja seria a