
PSG-ja është kthyer te fitorja pas eliminimit të pësuar në mesjavë në Champions League kundër Bajernit të Mynihut, që mposhti francezët me rezultatin e përgjithshëm 3-0.
Kampionët e Francës kanë marrë një fitore të vuajtur 2-1 në javën e 27 të kampionatit në fushën e Brest, skuadër që mban vendin e 15 të renditjes.
Ndeshja e zhvilluar në Brest u zhbllokua në minutën e 37. Ishin parisienët që kaluan në avantazh me Soler. Ky i fundit gjeti rrjetën pas pritjes së bërë nga portieri ndaj një predhe të Mbape.
Megjithatë, festa e miqve nuk zgjati shumë. Brest reagoi pas vetëm 7 minutash. Honorat barazoi për vendasit me një finalizim shumë të bukur, i ndihmuar edhe nga pakujdesia e mbrojtjes së PSG-së.
Kur dukej se ndeshja do të mbyllej në barazim erdhi goli i fitores për skuadrën e Galtier. Autori ishte Kilian Mbape, i cili mori një super asist nga Mesi dhe nuk gaboi para portierit.
Lini një Përgjigje