TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Maj 2025, 17:54

Plas skandali në “El Clasicon” e fituar nga Barça, Federata nxjerr zbuluar VAR-in në bisedën e dyshimtë mes arbitrave (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Plas skandali në “El Clasicon” e fituar nga Barça,

Barcelona mori një fitore me “aromë” titulli në “El Clasicon” e djeshme përballë Realit të Madridit. Supersfida përfundoi 4-3 në favor të katalanasve, por nuk munguan as momentet me polemika.

Një ndër këto momente ishte kur Barcelona shënoi golin e 5 me Fermin Lopez. Por gjithçka u anulua me ndërhyrjen e VAR-it, për shkak të një prekje me dorë gjatë aksionit.

Në këto kushte, goli u anulua menjëherë. Ndërsa vetë Federata Spanjolle ka publikuar bisedën e gjyqtarëve, e cila është bërë virale dhe po thyen rrjetin.

Një zë që nuk është zbuluar se i cilit është, thotë: “Falë Zotit!”. Kjo ndodhi kur kryesori i sfidës, Hernandez Hernandez po fliste me gjyqtarin e VAR-it, Martinez Munues.

Pjesë nga biseda:

Martinez Munues: “Më dëgjo, Aleks, kemi vënë re një prekje me dorë të topit, ok? Të lutem hajde shikoje”.

Zë i panjohur: “Falë zotit. Po, po, sigurisht”.

Hernandez Herandez: “Ok, perfekt. Le të vazhdojmë. E prek dorën e tij, po. Topi do të shkonte jashtë. Tani më jep një kënd më të gjerë që të shoh gjithë aksionin dhe si përfundon. Ok, perfekt. Dora është qartësisht e ngritur. Do ta anuloj si gol”.

 

"el clasico" barcelona-real madrid var

Lini një Përgjigje