TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2026, 18:03

Polakët blejnë talentin e kombëtares U-21 nga Panathinaikos, prezantohet nga klubi në mënyrë spektakolare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Polakët blejnë talentin e kombëtares U-21 nga Panathinaikos,

Elton Fikaj është talenti 20-vjeçar, që bindi Piast Glivice që t’i siguronte kartonin në Poloni. Panathinaikos hoqi dorë nga shërbimet e mbrojtësit shqiptar, ndërsa ka ruajtur përqindje të kartonit për transferimin e ardhshëm.

Piast Glivice e ka prezantuar Fikajn me kontratë të vlefshme deri në vitin 2028. Mbrojtësit të Kombëtares U-21, që luan në krahun e majtë, po ashtu i shërben kjo lëvizje për më tepër minuta.

Në Greqi luajti vetëm me Panathinaikos ku me ekipin e parë numëroi pesë paraqitje. Duhet thënë se nuk luan vetëm në krahun e majtë të mbrojtjes, por edhe si qendërmbrojtës.

Klubi polak duket mjaft entuziast për këtë transferim. Kështu i ka publikuar edhe një video në prezantim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Piast Gliwice (@piastgliwicesa)

elton fikaj mbrojtësi shqiptar piast gilvice

Lini një Përgjigje