TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Janar 2026, 15:18

Ylber Ramadani një hap larg firmosjes së kontratës, mesfushori shqiptar largohet nga Leçe?

Shkruar nga Pamfleti

Ylber Ramadani një hap larg firmosjes së kontratës, mesfushori

Ylber Ramadani me shumë gjasa do të vazhdojë të qendrojë te Leçe. Drejtuesit janë të kënaqur me shqiptarin dhe prej ditësh kanë diskutuar mes tyre për zgjatjen e bashkëpunimit.

Lideri i Kombëtares shqiptare është një element kyç në formacionin e italianëve, ku Eusebio Di Françesko i ka besuar “çelësat” e mesfushës. Sipas “Tuttosport” bëhet me dije se negociatat mes palëve janë drejt fundit dhe mes tyre është arritur akordi për rinovimin.

Kështu lojtari është gati të firmosë kontratën e re dhe të konkretizojë qendrimin e tij te Leçe. Kontrata mes tyre pritet të jetë 1 vjeçare dhe në këtë mënyrë, Ramadani do të jetë protagonist me italianët edhe për një sezon tjetër, teksa zyrtarizimi mbetet çështje ditësh.

ylber ramadani mesfushori shqiptar leçe

Lini një Përgjigje