TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2025, 22:28

Policia britanike zbulon detaje të reja, arrestohet i dyshuari i dytë për kërcënimin me armë ndaj futbollistit të Premier Ligë

Shkruar nga Pamfleti

Policia britanike zbulon detaje të reja, arrestohet i dyshuari i dytë

Policia britanike ka arrestuar një person të dytë në lidhje me kërcënimin e supozuar me armë ndaj lojtarit të Totenhemit, Destini Udogi, dhe një miku të tij.

Sipas “SunSport”, arrestimi shënon një përparim të rëndësishëm në hetimet që po zgjasin prej më shumë se dy muajsh.

I dyshuari, 41 vjeç, u ndalua në Londër më 17 nëntor. Edhe pse nuk u arrestua për akuza specifike për armë zjarri, ngjarja lidhet me incidentin e 6 shtatorit në Barnet, North London. Ai është lënë i lirë me kusht teksa hetimet vazhdojnë.

Më herët ishte arrestuar një 31-vjeçar, agjent futbolli, i dyshuar për tundjen e një arme gjatë përplasjes. Edhe ai është aktualisht i liruar me kusht.

Një burim për “SunSport” u shpreh: “Ky është një hap i madh përpara dhe tregon sa seriozisht po e trajtojnë autoritetet këtë çështje.”

Mbrojtësi 23-vjeçar, në një intervistë për “The Athletic”, tregoi se si ngjarja e ka tronditur atë dhe familjen: “Klubi më ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme dhe ka qenë pranë meje çdo ditë. Jam shumë mirënjohës që kanë bërë gjithçka për të mbajtur të sigurt mua dhe familjen time,” tha ai.

I pyetur për ndikimin emocional të incidentit, Udogi u shpreh: “Sigurisht që isha i tronditur. Nuk është diçka që do t’ia uroja askujt. Ishte një shok, por tani shikojmë përpara.”

Mbrojtësi iu bashkua Totenhemit në vitin 2022 nga Udineze për rreth 18 milionë paund dhe ka 12 paraqitje me kombëtaren italiane.

Edhe trajneri i Spërsave, Tomas Frenk, konfirmoi se klubi i ka qendruar pranë lojtarit: “Është një situatë e tmerrshme. Nuk mund të flas shumë për shkak të hetimit, por kemi bërë gjithçka për ta mbështetur.”

Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha: “Një burrë është arrestuar pasi një person në të 20-at e tij u kërcënua me armë zjarri në shtator. Një burrë i dytë, 41 vjeç, u arrestua më 17 nëntor dhe është lënë i lirë me kusht ndërsa vijojnë hetimet.”

destini udogi lojtari i totenhemit

Lini një Përgjigje