TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Dhjetor 2025, 20:06

Tirana “buzë greminës”, tifozëve bardheblu iu soset durimi dhe mësyjnë ‘Vila Goldi’ pas humbjes në derbi

Shkruar nga Pamfleti

Tirana “buzë greminës”, tifozëve bardheblu iu soset

Pas humbjes 0-2 ndaj Partizanit, tifozët e Tiranës nuk kanë mundur të përmbajnë frustrimin e tyre. Fillimisht, një grup i madh i tifozëve ka tentuar të bllokojë hyrjen e stadiumit për t’u përballur me skuadrën pas përfundimit të ndeshjes, por ndërhyrja e policisë ka parandaluar çdo incident dhe ka garantuar sigurinë e lojtarëve dhe stafit.

Grupi i tifozëve është drejtuar më pas drejt zonës së “Vila Goldi”, ku ndodhen edhe zyrat e klubit Tirana, duke shprehur pakënaqësinë për performancën e ekipit. Forcat e rendit kanë reaguar menjëherë, duke rrethuar hyrjet kryesore të rrugës së Dibrës, nga Selvia, gjimnazi “Partizani” dhe kompleksi “Halili”, dhe duke shpërndarë tifozët që tentonin të arrinin te zyrat e klubit, shkruan "Panoram Sport".

Të dielën në mbrëmje, zona e Selvisë mbeti e blinduar nga prezenca e policisë, ndërsa situata qendroi nën kontroll. Ky incident vjen pas një periudhe sfiduese për bardheblutë, që po përballen me presion të shtuar nga tifozët pas rezultateve të dobëta, duke rritur pritshmëritë për reagimin e menjëhershëm të ekipit në ndeshjet e ardhshme.

tifozët e tiranës

Lini një Përgjigje