
Çështja e pankinës së Realit të Madridit është diskutuar shumë në orët e fundit dhe mes kandidatëve të mundshëm për të marrë vendin e Çabi Alonsos u përmend edhe emri i Zhoze Murinjos, aktualisht trajner i Benfikës në Portugali.
Trajneri luzitan u pyet në lidhje me këto zëra në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes mes Benfikës dhe Napolit në Ligën e Kampioneve me 62-vjeçarin që i hodhi poshtë në mënyrë kategorike këto zëra.
‘Nuk është e nevojshme që të hapet kjo çështje sepse është tashmë e mbyllur. Harroje!-ishin fjalët e trajnerit të Benfikës kur i thanë se tifozët e Realit të Madridit mund të dëshironin kthimin e tij në kryeqytetin spanjoll.
Kujtojmë se Zhoze Murinjo ka qenë trajner i Realit të Madridit për 3 sezone nga 2010 deri në 2013 për të drejtuar më pas edhe 5 klube të tjerë përpara se të ulej në pankinën e Benfikës.
Lini një Përgjigje