Sport25 Mars 2023, 22:06

Polonia favorite absolute në letër, dalin kuotat e basteve për ndeshjet e së hënës, ja sa kuotohet triumfi i kombëtares kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Polonia favorite absolute në letër, dalin kuotat e basteve për

Shqipëria do të luajë ditën e hënë ndeshjen e parë kundër Polonisë në transfertë, teksa ky do të jetë edhe debutimi i trajnerit të ri Silvinjo.

Sa i përket kompanive të basteve, ato shohin dukshëm favoritët polakët, duke e kuotuar fitoren me koeficientin 1.50, ndërsa një barazim të mundshëm mban kuotën 3.80. Ndërkohë një surprizë e Shqipërisë në transfertë ka koeficientin 6.60.

Kujtojmë që kuqezinjtë, të cilët nisen nesër drejt Varshavë do të udhëtojnë pa disa lojtarë kryesorë të formacionit, për shkak dëmtimesh por edhe me një gjendje jo shumë të mire të lojtarëve të cilët në klubet e tyre kanë marrë pak minuta.

shqipëria polonia kuotat e basteve