TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2023, 20:06

VAR i heq fitoren Kosovës, Zvicra i nis me ‘5 yje’ kualifikueset, Xhaka realizon eurogol (Video)

Shkruar nga Pamfleti
VAR i heq fitoren Kosovës,  Zvicra i nis me ‘5 yje’

Përfundojnë 3 sfidat e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Izraeli dhe Kosova ndanë pikët pas barazimit 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin “Dardanët” falë autogolti të Dasës. Më pas Rashica dyfishoi shifrat, por goli iu anulua për një prekje me dorë të topit. Në minutën e 56, Dor Peretc barazoi shifrat duke i dhënë kështu barazimin Izraelit.

Fitore e pastër 0-5 dhe lojë fantastike. Kështu e nis Zvicra e Murat Jakin fushatën kualifikuese të “EURO 2024”.

Kombëtarja Helvete mbylli shpejt llogaritë me Bjellorusinë, në ndeshjen e luajtur në Serbi, në Novi Sad. Sfida u zhbllokua që në minutën e 4 me Shtefen. Mesfushori i Luganos nuk u ndal me kaq, pasi realizoi edhe dy herë të tjera në pjesën e parë.

Nuk mund të mungonte në këtë takim as Granit Xhaka, i cili ishte titullar. Lojtari me origjinë shqiptare la gjurmën e tij me një eurogol në minutën e 62. Festivali nuk përfundoi këtu, pasi radhën më pas e pati Amdouni.

Ndeshja e radhës për zviceranët është në shtëpi ndaj Izraelit, sakaq bjellorusët udhëtojnë në Rumani.

Turqia arriti të fitojë me përmbysje ndaj Armenisë duke marrë kreun e grupit D. Sfida fillimisht u zhbllokua nga ekipi armen, por më pas turqit shënuan dy gola duke fituar në Armeni.

kosova izraeli zvicra kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje