Sport25 Mars 2023, 21:13

“Izraeli dhe Zvicra janë favoritët e grupit”, Vedat Muriqi: Ishte ndeshje e rëndësishme me Izraelin, le të fitojmë ndaj Andorrës

Shkruar nga Pamfleti

“Izraeli dhe Zvicra janë favoritët e grupit”, Vedat

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi, foli pas brazimit 1-1 që Kosova regjistroi në transfertë ndaj Izraelit, në duelin e parë kualifikues për Europianin “Gjermani 2024”. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “Supersport”, sulmuesi ndër të tjera u shpreh:

“Ndeshje e rëndësishme për ne. Izraeli dhe Zvicra janë favoritët e grupit. Kemi punuar shumë, bëmë analizat e duhura. E humbëm kontrollin në disa raste. Mund të fitonim, por edhe mund të kishim humbur. Që ta bëjmë të vlefshme këtë pikë, ne duhet të mundim Andorrën.

Ata (Izraeli) na krijuan telashe dhe probleme pasi humbëm kontrollin. Duhet të kemi më shumë nën kontroll në ndeshjet e tjera, në sulm dhe në mbrojtje. Kemi mundësi për t’u përmirësuar.

Me gjithë respektin që kemi për Andorrën, ne do të vazhdojmë të punojmë. Do të rikuperohemi nga nesër, që të jemi gati për ndeshjen me Andorrën”, përfundoi Muriqi.

vedat muriqi sulmuesi i kosovës ndeshja me izraelin