Sport25 Mars 2023, 21:37

“Barazimi ishte rezultati real”, Amir Rrahmani: Krenari të luash 50 ndeshje me Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

“Barazimi ishte rezultati real”, Amir Rrahmani: Krenari të

Amir Rrahmani, mbrojtësi i Kosovës ka dalë në konferencë pas barazimit 1-1 ndaj Izraelit të vlefshme për kualifikueset e “EURO 2024”.

Izraeli është një nga dy favoritët për dy vendet e para. Luanin përballë tifozëve, ata kanë lojtarë dhe ekip të mirë. Ishte e vështirë për t’i ndalur. Mund të fitonim ose humbiSnim. Barazimi ishte rezultati real.

Shorti na ka favorizuar pak. Kemi shumë mundësi për t’u kualifikuar. Zvicra është super favorite. Do të luftojmë me Rumaninë dhe Izraelin për vendin e dytë. Nuk do kemi më mundësi si kjo. Të vazhdojmë përpara me besim.

50 ndeshje me Kosovën? Krenari! Është vetëm fillimi, mund të jap më shumë, edhe si paraqitje. Jam krenar, sepse jam edhe kapiteni i këtij ekipi të mrekullueshëm”, tha kapiteni dardan.

amir rrahmani mbrojtësi i kosovës ndeshja me izraelin