
Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Meriton Korenica, u shndërrua në heroin e Kluzhit, në duelin ndaj UTA Arad që përfundoi me rezultatin 0-1.
29-vjeçari shënoi golin e fitores në minutën e 68 të sfidës, duke i siguruar 3 pikë të arta Kluzhit. Ky ishte goli i tretë radhazi në kampionat për Korenicën, teksa skuadra e tij i ka fituar 6 ndeshjet e fundit, duke kaluar një moment tepër pozitiv në elitën e futbollit rumun.
Për sa i përket sulmuesit shqiptar, ai ka shënuar 7 gola në 24 javë, si dhe ka dhuruar 2 asiste.
Lini një Përgjigje