Marc-Andre ter Stegen pësoi së fundmi një dëmtim aq të rëndë në ligën spanjolle saqë zgjodhi t'i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Portieri i kombëtares gjermane e bëri njoftimin të enjten. "Gëzimi ynë më i madh është konkurrenca, stërvitja dhe ndeshjet. Tani duhet t'i lë të gjitha këto në pritje për disa muaj", u shpreh 33-vjeçari, I cili nuk dihet nëse do të mund të rikuperohet përpara nisjes së Kupës së Botës.
Ter Stegen u largua nga FC Barcelona në janar pas më shumë se 12 vitesh, duke iu bashkuar Gironas për të fituar minuta loje pasi humbi pozicionin e tij titullar për klubin katalanas. Por, pengesa e tij për të qenë pjesë e kombëtare gjermane, është dëmtimi.
Dhe nëse ai nuk do të jetë gati, kush do të jetë në portë për Gjermaninë në Kupën e Botës (11 qershor deri më 19 korrik në SHBA, Kanada dhe Meksikë)?
Manuel Neuer (39/FC Bayern). Në verën e vitit 2024, fituesi i Kupës së Botës 2014 njoftoi tërheqjen e tij nga skuadra kombëtare. Ekspertët dhe tifozët kanë kërkuar vazhdimisht rikthimin e tij.
Oliver Baumann (35 / TSG Hoffenheim). Ai ka luajtur 10 ndeshje ndërkombëtare deri më tani, së fundmi është bërë numri 1 i përkohshëm.
Bernd Leno (33/FC Fulham). Ai luajti për herë të fundit për ekipin kombëtar në vitin 2021 dhe nuk është përzgjedhur së fundmi.
Stefan Ortega (33/Nottingham Forest). Edhe ai u la së fundmi jashtë skuadrës së Nagelsmann. Ai u transferua nga Manchester City te Nottingham Forest këtë dimër. Ai ende nuk është paraqitur për klubin e tij të ri.
Alexander Nübel (29), Finn Dahmen (27), Noah Atubolu (23). Të tre ishin së fundmi portierët rezervë në skuadrën e DFB-së.
Marc-André ter Stegen (33 / FC Girona). Nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet dhe të jetë në formë deri në verë.
Lini një Përgjigje