Sport16 Mars 2023, 22:22

Portieri i Sevijas goditet në kokë, mjekët e qepin në fushën e lojës

Shkruar nga Pamfleti

Portieri i Sevijas goditet në kokë, mjekët e qepin në

Një skandal i vërtetë është parë në ndeshjen e kthimit të 1/16 të Ligës së Evropës dhe skenat e frikshme po bëjnë xhiron e botës me një shpejtësi të pabesueshme.

Në ndeshjen e kthimit mes Fenerbahçes dhe Sevijas, huliganët turq hodhën në fushë një send të fortë dhe kështu plagosën portierin serb Marko Dimitroviç .

Gardiani i kombëtares së Serbisë u gjakos dhe është dashur të ndërhyjnë mjekë urgjentisht të cilët i kanë qepur kokën në fushë.

Pavarësisht lëndimit, Dimitroviç mblodhi forcat dhe vendosi të vazhdojë ndeshjen.

Kujtojmë se Dimitroviç së fundmi ka pasur edhe një situatë të pakëndshme me një huligan. Ai u sulmua gjatë ndeshjes mes PSV dhe Sevijas nga një tifoz në Eindhoven!

Ngjarja ndodhi në minutën e 92 dhe më pas ndeshja u ndërpre, pasi një tifoz i çmendur goditi me grusht Dimitroviçin, i cili ju kundërpërgjigj ashpër!