
Një lajm i bujshëm ka qarkulluar ditën e sotme në mediat italiane. Bëhet fjalë për të ardhmen e sulmuesit shqiptar, Armando Broja. Sipas “Calciomercato.it“ zikaltërit mendojnë huazimin e tij për një sezon, teksa është piketuar si zëvendësuesi ideal i Lukakut, që me paraqitjet e tij ka lënë për të dëshiruar.
Me huazimin e Brojës, drejtuesit zikaltër duan të shohin edhe reagimin e sulmuesit pas dëmtimit të gjatë, si dhe përshtatjen e tij me skuadrën dhe kampionatin. 21-vjeçari ka nevojë për minuta dhe Interi është i gatshëm t’ja japë, teksa lojtari pëlqehet nga dyshja Marota-Ausilio.
Me shumë gjasa Lukaku do të rikthehet në radhët e Çelsit, ndërsa Xheko ende nuk ka rinovuar kontratën e tij, teksa huazimi i Brojës, do të ishte ideali, për të formuar dyshen e sulmit me Lautaro Martinez.