
Zvicra do të kërkojë të nisë kualifikueset e “EURO 2024” me këmbën e mbarë. Kombëtarja helvete do të përballet me Bjellorusinë në transfertë, ndërsa më pas pret Izraelin (Ndeshjet e muajit mars).
Tashmë trajneri Murati Jakin ka bërë publike listën e të ftuarve. Ashtu si zakonisht, nuk mungojnë lojtarët shqiptarë ku përmendim emrat e Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit dhe Andi Zeqirit.
Jakin ka zgjedhur të lërë në shtëpi Ardon Jasharin, pasi preferoi alternativa të tjera.
Pjesë e listës janë emra të njohur si ish-lojtari i Milanit, Rikardo Rodrigez, apo futbollistë si Manuel Akanzhi i Mançester Sitit dhe Embolo i Monakos.
Aufgebot / Sélection / Convocazione
— ???????? Nati (@nati_sfv_asf) March 16, 2023
???????? ????????????
???? 25.3 ???? 18:00
????️ Novi Sad/SRB
???????????? ????????
???? 28.3 ???? 20:45
????️ Stade de Genève
????️ https://t.co/LvDlnGCOl1 pic.twitter.com/2x4cbsIdy7