
Mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, ka gjetur rrugën e rrjetës me fanelën e Arsenalit në duelin e kthimit ndaj Sportingut të Lisbonës.
Pas tentativës së Martinelit, topi u ndal nga portieri mik, teksa Xhaka, me shiritin e kapitenit në krah, ndoqi mjaft bukur aksionin, teksa goditi saktë brenda zonës, dukë përshëndetur rrjetën dhe duke çuar peshë zemrat e tifozëve të Arsenalit. Një gol që çliroi “Topçinjtë” dhe mund të vlejë kualifikimin.