Sport29 Shkurt 2024, 15:19

Prej 2 muajsh në luftë me vdekjen, ndërron jetë në Stamboll kampioni i shquar i 10 garëshit në atletikën shqiptare

Shkruar nga Pamfleti

Prej 2 muajsh në luftë me vdekjen, ndërron jetë në

Kampioni i shquar i 10-garëshit në atletikë dhe 100 m/p, Klement Lutfiu, ka ndërruar jetë një ditë më parë në Stamboll, pas një beteje disa mujore për jetën.

Klement Lutfiu, i pasionuar pas biçikletës, para 2-muajsh u aksidentua nga një makinë, duke udhëtuar në rrugët e Stambollit. Aksidenti ishte me pasoja katastrofike, megjithë përpjekjet e mjekëve turq.

Mendi ynë, siç e thërrisnin miqtë, nuk ia doli. Mbrëmë, rreth moshës 68-vjeçare, ai mbylli sytë, duke lënë pas tij “bëmat” e tij sportive, emrin e një kampioni të veçantë në atletikën shqiptare dhe kujtimet për të…

Mbrëmë në Stamboll, zemra e tradhëtoi kampionin tonë Klement Lutfiu, atletikës shqiptare do t’i mungojë një tjetër legjendë në apel…

Pushofsh në paqe miku ynë!…”, shkruajnë të afërmit.

Bashkëshortja e tij, Linda Kalemi i bëri disa herë thirrje dhe lutje shtetit shqiptar për mbështetje, por tashmë Klement Lutfiu nuk ia doli.

Lutfiu i dha Shqipërisë 50-vite mund, punë, djersë, medalje e rekorde duke shkruar emrin e tij me gërma të arta në historinë e atletikës shqiptare.

klement lutfiu kampioni i atletikës shqiptare