Sport30 Mars 2024, 18:32

Premier Liga/ Vendi i parafundit ndal Çelsin me 10 lojtarë, Totenhemi përmbys Lutonin

Shkruar nga Pamfleti

Premier Liga/ Vendi i parafundit ndal Çelsin me 10 lojtarë,

Çelsi ka ngecur në barazimin 2-2 ndaj Bërnlit në “Stamford Bridge”. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 për “Blutë e Londrës”, ku Palmer shënoi nga penalltia. Bernli e mbylli intervalin e parë kohor me 10 lojtarë, pasi Asinjon u ndëshkua me të verdhin e dytë.

Gjatë pjesës së dytë, Çelsi u befasua pasi Kullen shënoi golin e barazimit në minutën e 47. Pas disa tentativash, ekipi i drejtuar nga Poçetino gjen golin e avantazhit sërish me Palmer, ku në minutën e 78 ndëshkoi kosovarin Muriç. Edhe pse me 10 lojtarë, Bërnli nuk u dorëzua dhe gjeti barazimin në minutën e 81 me anë të O’Shi.

Me këtë rezultat, Çelsi ndodhet në vendin e 11 me 40 pikë, ndërsa Bërnli në vendin e parafundit me 18 pikë.

Sfida tjetër mes Totenhemit dhe Lutonit përfundoi me rezultatin final 2-1. Londinezët e mbyllën pjesën e parë në disavantazh, pasi në minutën e tretë ishte Çong, i cili ndëshkoi vendasit.

Në të dytën, erdhi edhe reagimi i Totenhemit. Goli i barazimit ishte një autogol, pasi Kabore dërgoi topin në portën e tij në minutën e 51. Goli i përmbysjes erdhi nga Son në fundin e lojës, konkretisht në minutën e 86.

Me këtë rezultat, Totenhemi ndodhet në vendin e katërt me 56 pikë, nërsa Lutoni në vendin e 18 me 22 pikë.

çelsi totenhem bërnli luton premier liga