
Real Madrid udhëtoi drejt Asturias ku po përballet me Real Oviedo, ekipin që pas më shumë se 1 dekade, po luan në La Liga.
Skuadra e Xabi Alonsos u përball me një atmosferë entuziaste dhe me një pritje mbresëlënëse nga tifozeria vendase.
Pritja nuk kishte të bënte vetëm me një vizitë të rrallë të njërit prej klubeve më të famshme në botë.
Në vitin 2012, Real Oviedo u përball me një kolaps të afërt financiar, duke pasur nevojë të mblidhte 1.9 milionë euro për të shmangur likuidimin. Real Madridi ndërhyri duke blerë aksione me vlerë 100,000 euro, të cilat ia transferoi këshillit bashkiak të qytetit për të ndihmuar në sigurimin e të ardhmes së klubit - një gjest që frymëzoi të tjerët të mbështesnin Oviedon dhe të shpëtonin ekipin historik.
???? ¡Hola, Oviedo!#TiroVisTech | @adidasfootball pic.twitter.com/TuhNP8q44d
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 24, 2025
Lini një Përgjigje