TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shtator 2023, 23:43

Provokime skandaloze të rumunëve, Muriqi i la “në baltë” dhe penallti e pritur, Kosova mposhtet pas 83 minutave dhe humb shpresat për “EURO 2024” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Provokime skandaloze të rumunëve, Muriqi i la “në

Kosova reziston 83 minuta por pa arritur të dalë fitimtare nga stadiumi i Bukureshtit. “Dardanët” janë mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 dhe janë pothuajse të pashpresë për të siguruar një biletë në finalet e “EURO 2024” që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani.

Vendasit gjetën golin e suksesit me Stankiun, i cili shleu gabimin e bërë 22 minuta më parë. Një top i kthyer prapa u rikuperua nga futbollisti rumun, i cili goditi dhe pasi përplasi topin në shtyllë e ndali në rrjetë.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej këtu, vendasit realizuan edhe golin që i dha 3 pikët. Në minutën e 90+3 erdhi edhe gioli i qetësisë, pasi mbrojtja e ”Dardanëve” u shpërbë dhe i dha mundësinë Mihailas të dërgonte topin në rrjetë. 

 


Rumania pati mundësinë për të zhbllokuar ndeshjen në minutën 61, por Stankiu u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë, pasi Muriç bëri mrekullinë, duke pritur topin.

Me këtë fitore, Rumania ngjitet në vendin e 2 me 12 pikë, ndërsa Kosova mban vendin 5 me 4 pikë, së bashku me Bjellorusinë.

Në sfidat e muajit të ardhsëm, Kosova do të ketë një transfertë të lehtë në letër, pasi do të përballet me Andorrën, ndërsa Rumania do të udhëtojë drejt Bjellorusisë.

 


Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rrjeta të paprekura. “Dardanët” iu afruan golit në minutën e 29 me Muriqin. Ai kaloi portierin, por gjuajtja e tij u devijua para vijës fatale nga Dragushin.

Në minutën e 42, Vedat Muriqi la Kosovën me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë. Sulmuesi goditi me bërryl futbollistin rumun.


Në minutën e 20, një ngjarje e paprecedentë detyroi arbitrin kryesor të ndërpriste ndeshjen.

 

Ultrasit rumunë të grupimit “Uniți Sub Tricolor” ndezën fishekzjarrë dhe hapën një parullë në të cilën shkruhej "Kosova është Serbi": një mesazh dhe provokim politik, i cili i ka lënë pak vend UEFA-s.

Gjyqtari dhe delegati i ndeshjes i dhanë fund dyshimeve dhe kthyen skuadrat në dhomat e zhveshjeve, për të bërë të qartë se nga tani e tutje nuk do të tolerohen më gjëra të tilla, as në vende si Rumania e cila nuk ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës rifilloi sërish pas më shumë se 20 minutash ndërprerje. Ky ishte paralajmërimi i fundit dhe nëse përsëriteshin thirrjet raciste, kryesori do të anulonte përfundimisht ndeshjen.

rumania kosova kualifikueset e

Lini një Përgjigje