TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shtator 2023, 22:55

Italia fiton dhe risheh kualifikimin për finalet e “EURO 2024”, Spanja dhe Belgjika luajnë tenis, Austria mposht Suedinë

Shkruar nga Pamfleti

Italia fiton dhe risheh kualifikimin për finalet e “EURO 2024”,

Kanë përfunduar të gjitha sfidat e mbrëmjes të vlefshme për kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024”.

Italia e Luçiano Spaletit ka triumfuar 2-1 në shtëpi ndaj Ukrainës, duke marrë kështu vendin e dytë në grupin C me 7 pikë, po aq sa ka edhe ekipi i Rebrov, por që renditet në vendin e 3.

Golat për “Axurrët” u realizuan nga Fratezi me një dopietë, ndërsa për mysafirët “tundi rrjetën” Jarmolenko. Maqedonia e Veriut ka bërë detyrën ndaj Maltës në transfertë, me suksesin 0-2 që i rendit ata në vendin e katërt me 7 pikë.

Në grupin F, Belgjika kryesuese me 13 pikë mundi pastër 5-0 Estoninë. Austria ia doli në Suedi me shifrat 1-3 duke barazuar me pikë belgët. Në grupin A, Spanja “luajti tenis”, duke triumfuar me rezultatin 6-0 në shtëpi ndaj Qipros. Golat mbajnë firmat e Gavit, Merinos, Hozelu, Baena dhe dopietë e Torres.

italia ukraina spanja belgjika kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje