
Surpriza nuk ka në portë, mbrojtje apo në mesfushë, por në repartin e sulmit. Ernest Muçi, Armando Broja dhe Anis Mehmeti janë lënë në stol. Ndërkohë që nga minuta e parë në repartin ofensiv e nis treshja, Hoxha, Bajrami dhe Uzuni
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme në rrugën drejt kualifikimit në Kupën e Botës, teksa përballet me Poloninë në Varshavë. Sfida konsiderohet si një “finale” e parë për kuqezinjtë në këtë cikël eliminator.
Trajneri Silvinjo ka vendosur të ruajë skemën 4-2-3-1, duke i besuar formacionit të testuar në seancën e fundit stërvitore.
I kushtëzuar nga mungesat e Manaj dhe Daku, Silvinjo luan në sulm me Uzunin, i cili do ketë mbështetjen e Hoxhës dhe Bajramit, ndërsa pas krahëve qëndron Laçi. Në mesfushë janë Shehu dhe Asllani. Mbrojtja përbëhet nga Mitaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Hysaj. Në portë i konfirmuar Strakosha.
Përballja ndaj Polonisë shihet si një test vendimtar për ambiciet e Shqipërisë në këto eliminatore. Një rezultat pozitiv do të rriste ndjeshëm shanset për kualifikim, ndërsa humbja do të komplikonte objektivat e ekipit.
Formacioni Zyrtar:
Shqipëria (4-1-3-2): Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Laçi, Asllani, Shehu, Bajrami, Uzuni, Hoxha.
Trajner: Silvinjo

Formacion fitues. Suksese Shqipëria.